Teksa hodha sot zarët mbi tavëll dhe dëgjova atë trokitjen e tyre të vjetër, tak-tak, m’u kujtua Sejko Hyseni. Çudi si kujtesa rri e fshehur me vite dhe mjafton një tingull për ta zgjuar.Dikur luanim shpesh bashkë. Atë ditë më kishte bërë copë: dubesh, dushesh dhe një dubara në fund.
😅 Por mes gurëve të tavllës flisnim edhe për botën.
— Tanush, do vijë dita që Kosova do të jetë e pavarur, — më tha.
— Po ku të lë Millosheviçi, o Sejko?
Hodhi zarët dhe m'u përgjigj qetë:
— Ne shohim lojën këtu përpara, por historia luhet në një tavolinë shumë më të madhe. Shiko përtej Atlantikut...
Kaluan vite. Kosova u bë e pavarur.Dhe sa herë e kujtoja atë bisedë, mendoja se sa njerëz të thjeshtë kam njohur që nuk kishin nevojë për studio televizive për të parë larg. Sejkua ishte fjalëpak, por mendjen e kishte përtej zarit të radhës.Një ditë e pyeta:
— Po Çamëria?
Heshti një çast dhe tha:
— Do vijë dita kur edhe politikanët tanë do të krenohen që flasin për të.
Sot zarët u rrotulluan përsëri para meje dhe mendova: në tavëll mund të të ndihmojë fati, por historia kërkon durim, miq dhe njerëz që dinë të shohin disa lëvizje përpara.Fjala e parë të doli, Sejko.Për të dytën, historia ende po i rrotullon zarë.